(satirë politike)
Të dashur z. Taulant Balla dhe z. Kryetar i Bashkisë Kamëz,
Ju falënderoj sinqerisht për ftesën tuaj madhështore, të papritur dhe disi gjeografikisht sfiduese për mua.
Stafi im, që tashmë është më i vogël se rrugët me emra të mëdhenj në Kamëz, më informoi me entuziazëm se, pas një turi diplomatik që përfshin rrugën “Donald Trump”, rrugën “Tokio”, rrugën “Berluskoni”, “Nju York”, “Xhorxh Bush” dhe sigurisht dimensionin historik “Berisha”, tashmë edhe unë kam hyrë në hartën strategjike të Kamzës.
E pranoj: As NATO, as BE, as njëri e as tjetri s’i ka shkuar në mendje të më nderojë si Kamza.
Jam thellësisht e prekur nga fakti që një shkollë në Bathore do mbajë emrin tim.
Kjo më bën të ndihem jo vetëm ish-kancelare, por edhe pjesë e kurrikulës arsimore ku të gjithë brezat do mësojnë për lavdinë time në Gjermani.
Më vjen mirë që të mësojnë për tema të mëdha sesi është sistemi gjerman, larg temave për ujësjellsin, trafikun, çmendurinë urbane, apo filozofinë shkul e ngul.
Sa i përket vizitës, jam duke shqyrtuar seriozisht ardhjen time në Kamëz, qendrën e diplomacisë globale.
Z. Suli, vizioni juaj më ka mahnitur.
“Kamza 2030” tingëllon si një përzierje mes Berlinit të viteve ’90 dhe një harte Google të bërë nga një poet.
Nëse vij, premtoj se do e mendoj seriozisht edhe jetën në Shqipëri pranë bulevardit blu.
Prefshim shirita përherë, mister Balla e mister Suli.
Me respekt,
Anxhela



