Sekretari i Përgjithshëm i PD ka akuzuar ashpër ish‑drejtuesit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topin dhe Kreshnik Spahiun, duke i cilësuar si “dyshja që shkatërroi drejtësinë”.
Sipas Nokës, korrupsioni i tyre në krye të KLD-së e bëri të domosdoshme ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për një Reformë në Drejtësi.
Në reagim thuhet gjithashtu se KLD ishte shndërruar në “sportel ryshfeti”, ku transferimet dhe emërimet e gjyqtarëve e prokurorëve kushtonin shuma marramendëse.
Ai kujton se raportet e Komisionit Europian përmendnin se transferimet nisnin nga 150 mijë euro, ndërsa emërimet në Tiranë kushtonin dyfish.
Për shembull, një transferim nga Saranda në Tiranë arrinte deri në 350 mijë euro, ndërsa nga Kukësi në kryeqytet kushtonte 300 mijë euro.
Reagimi i Plotë
“Dyshja që shkatërroi drejtësinë
Për shkak të korrupsionit të tyre në krye të KLD-së, domosdoshmëria për një Reformë në Drejtësi u kërkua nga vetë ndërkombëtarët.
Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu e shndërruan Këshillin e Lartë të Drejtësisë në sportel për ryshfete. Thuhej se këta të dy vendosën në sistem skemën “1 mijë #euro për kilometër distancë”, të cilën e aplikonin për transferimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga një rreth në tjetrin. Në një raport të Komisionit Europian thuhej se transferimet fillonin nga 150 mijë euro, kurse emërimet në Tiranë kushtonin dyfish. Për një transferim nga #Saranda në #Tiranë kërkonin 350 mijë euro. Një transferim nga #Kukësi në Tiranë kushtonte 300 mijë euro.
E pra, këta tipa duhet të kishin turp t’u dilnin përpara edhe familjeve të tyre, ndërsa në Shqipëri i ulin para kamerave si analistë të keqpërdorur nga regjimi, në një ligë me Idiot B.qirin.”- shkruan Flamur Noka në rrjete sociale



