Flet për herë të parë babai i Ervis Martinajt: Djalin ma kanë ekzekutuar në Durrës

spot_img
Advertisements

Për herë në Gjykatën e Posaçme është paraqitur Mustafa Martini ku ishte prezent për seancën e pasurive të djalit tij Ervis Martinaj të njohur si “bosi i lojërave të fatit”.

Sipas gazetarit Edison Vatnikaj seanca nuk u zhvillua për mungesat në sallë të prokurorëve të çështjes.

Jashtë seancës, pa kamera, Mustafa Martini u shpreh mbi zhdukjen e djalit të tij.

Mustafa Martini: “Të gjithë e dinë për djalin tim. Vetëm SPAK-u dhe mediat nuk e dinë. Djali më është ekzekutuar në Durrës. Kam ardhur vetë në SPAK me iniciativën time, por këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë kaluar Prokurorisë së Kurbinit. Nuk jam interesuar për më tej se nuk kam fuqi as të merrem më dhe pas për hakmarrje. Jam invalid dhe kam bërë disa ndërhyrje. SPAK-u merret me vogëlsira dhe jo me gjëra të mëdha”.

spot_img

Latest articles

Related articles