Erion Braçe kandidati i PS për Bashkinë Tiranë… nis takimet me socialistët në Laprakë

spot_img
Advertisements

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ndezur zyrtarisht “motorët” e fushatës për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vetëm një ditë pas shpalljes së ambicieve të tij për të kandiduar si kryebashkiak, Braçe nuk ka humbur kohë dhe ka nisur takimet e drejtpërdrejta me qytetarët.

Pasditen e sotme ai organizoi një takim me socialistët e zonës së Laprakës, ku u shoqërua nga ish-ministrat Ulsi Manja dhe Ervin Hoxha. Gjatë takimit, Braçe dhe socialistët diskutuan problematikat konkrete me të cilat përballen banorët në përditshmëri, duke u fokusuar te shqetësimet reale të komunitetit.

Erion Braçe njihet si një ndër zërat më kritikë brenda Partisë Socialiste. Ai është ndër deputetët e paktë që ka përdorur vazhdimisht platformën e tij në rrjetet sociale për të denoncuar abuzimet në Tiranë, nga ndërtimet pa leje, te mungesa e infrastrukturës, pastërtia dhe çështje të tjera që prekin cilësinë e jetës së qytetarëve.

Kandidatura e Braçes vjen në një moment kur brenda PS-së është folur për garën e mundshme për Bashkinë e Tiranës, duke e pozicionuar atë si një figurë alternative me profil kritik ndaj menaxhimit aktual të kryeqytetit.

spot_img

Latest articles

Related articles