ANK që shkaktoi shembjen në Librazhd fiton tenderin e rrëshqitjeve! Është edhe në hetim

spot_img
Advertisements

Tenderi i hapur me urgjencë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për situatën e rrëshqitjeve në Librazhd është fituar nga e njëjta firmë që shkaktoi bllokimin për disa ditë të një krahine të tërë. Kompania A. N. K. me pronar Agim Kolën po ndërton rrugën e re, ndërkohë që punimet shkaktuan shembje.

Por, a nuk është nën hetim kjo kompani për këto shembje? A ka një procedim të hapur nga Prokuroria e Elbasanit për të gjithë situatën?

Një nga kompanitë që po hetohet apo duhet të hetohet është padyshim A. N. K, e cila ka fituar tenderin e madh, ndërkohë që nuk mbetet pas as firma projektuese apo edhe vetë drejtuesit e ARRSH-së. Të gjithë janë përgjegjës për situatën e krijuar, ku mijëra banorë mbetën të bllokuar për disa dite dhe për të udhëtuar në drejtim të Tiranës apo qyteteve të tjera, u duhej të bënin qindra kilometra më shumë. Por nëse deri në atë kohë s’ka pasur dëm ekonomik, po tenderi i riparimeve me emergjencë a nuk është një dëm në arkat e shtetit?

spot_img

Latest articles

Related articles