Si Edi Paloka përjashtoi “Nipin” e Berishës nga gara në PD

spot_img
Advertisements

Pas përjashtimit të Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës, vetëm sepse përkrahën Ervin Salianjin në Foltoren e tij me strukturat e Partisë Demokratike, një tjetër kontributor besnik është goditur nga Sali Berisha dhe ndjekësi i tij, Edi Paloka. Ai quhet Ardi Malaj, i diplomuar në Menaxhim-Marketing-Turizëm-Gjeografi, i anëtarësuar në PD në vitin 2002, i rritur në strukturat e PD-së Mat duke mbajtur shumë pozicione. Dhe më i votuari.

Siç mund ta shikoni në këto foto ai është lindur pas 1990 dhe shikon me admirim Sali Berishën:

Edi Paloka që ka vite që nuk njeh votën, madje ka vjedhur votat për Lulzim Bashën, sipas deklaratave të tij publike, ka marrë përsipër një detyrë të madhe, më shumë seç mund të mbajë në kurriz, përjashtime në Parti.

Kjo parti që ka përjashtuar Neritan Cekën, me datëlindje 1941, sot përjashton edhe këta të lindur në 1990 dhe 2000 për të mbajtur në pëllëmbë të dorës Edin e Berishës.

Janë thjesht Partia e Hileve.

spot_img

Latest articles

Related articles