SKANDAL i madh në PD | Më i votuari në kryesi përjashtohet!

spot_img
Advertisements

Në vitin e 13 të opozitës PD nuk e ka luksin të përjashtojë antarë, sidomos kur janë më të votuarit në degë, por jo gjithmonë e drejta triumfon dhe meritokracia është kryesore. Ja çfarë ndodh larg syve të Tiranës:

Sqarim publik për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, Dega Mat!

Unë, Ardi Malaj, i diplomuar në Menaxhim-Marketing-Turizëm-Gjeografi, i anëtarësuar në PD në vitin 2002, i rritur në strukturat e PD-së Mat duke mbajtur shumë pozicione, me një eksperiencë të konsiderueshme, gjithmonë komisioner dhe numërues i PD-së, i zgjedhur 3 herë anëtar kryesie—në të gjithë këtë rrugëtim politik kam marrë besimin tuaj me votë, sqaroj:

Dua t’ju bëj me dije se unë nuk jam tërhequr nga gara për drejtimin e PD-së Mat, por jam skualifikuar pa asnjë arsye.

Frika e disa drejtuesve, lart dhe poshtë, që vendosin veton për emrin tim që të mos jem në garë, është e turpshme!

Mbetem përkrahës i madh i devizës së Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, që vetëm gara dhe vota e anëtarësisë është ajo që vulos çdo proces dhe prevalon mbi gjithçka.

Kam qenë demokrat, jam demokrat dhe do të mbetem demokrat, por nuk mund të bëhem pjesë e kësaj farse për të zgjedhur kryetarin e PD-së Mat në tavolinë!

Nuk arrij ta kuptoj si është e mundur që të përfshihet z. Paloka me ndikime nga qendra në zgjedhjet e kryetarit të PD-së Mat, kur nuk është as drejtues politik në zonë, as i deleguar, as i votuar, ndërkohë që unë jam që fëmijë në PD dhe ai nuk i njeh kontributet e mia!

ASKUSH NUK DUHET TË KETË FRIKË NGA VULLNETI I ANËTARËVE DHE NJË GARE TË NDERSHME

spot_img

Latest articles

Related articles