Katër shqiptarë janë arrestuar në Serbi, pasi dyshohet se kanë nxitur urrejtje kombëtare përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale me bluzën “Shqipëri Etnike”.
Akuzohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare. Të arrestuarit janë në arrest për 48 orë dhe pritet të dalin para Prokurorisë në Beograd në departamentin për krimet e teknologjisë së lartë.



