Sulmet e fundit nga Irani kanë goditur Izraelin, duke shkaktuar dëme të mëdha në Tel Aviv. Megjithëse objektiv kryesor ishte jugu i vendit, përfshirë zonën e Dimonës, ku ndodhet një central bërthamor, raketat kanë depërtuar edhe në qendër.
Pamjet nga terreni të publikuara nga CNN dhe Al Jazeera tregojnë dëme të mëdha në një pjesë të zonës së Tel Avivit të Izraelit pas sulmit të fundit me raketa të Iranit.Në to shihen ndërtesa të dëmtuara, disa prej tyre të përfshira nga flakët, rrugë të mbushura me mbeturina dhe makina të shkatërruara. Të paktën katër pika përplasjeje janë raportuar në të gjithë Tel Avivin, ndërsa gjashtë persona kanë mbetur të plagosur.



