Një person në Tiranë ndodhet në gjendje të rëndë pasi i ka vënë flakën vetes, brenda makinës së tij.
Ngjarja e rëndë është shënuar të dielën, ndërkohë që policia e njofton ngjarjen ditën e sotme.
Më konkretisht në 22 mars në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi M. S, 50 vjeç, dyshohet se është vetëdjegur me benzinë, brenda automjetit të tij.
Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.



