Dy efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” janë dëmtuar gjatë protestës së opozitës në Tiranë, si pasojë e hedhjes së bombave molotov në drejtim të punonjësve të Policisë.
Efektivët kanë marrë lëndime dhe janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.



