Lapaj rrëfen 105 ditët në sheshin para Kryeministrisë: Krimi po na kërcënon

spot_img
Advertisements


Kreu i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, u shpreh se protestat nuk bëhen me postime në rrjetet sociale apo daljet në studiot televizive, por me përballje në shesh direkt me regjimin e korruptuar, pasi në të kundër qeveria e kthyer në regjim e Edi Ramës nuk largohet.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në “News 24”, ai rrëfeu 105 ditët e deritanishme të qëndresës së Lëvizjes përballë pushtetit, arrestimet, procedimet, dhunën dhe intimidimet nga Policia, deri te krimi i organizuar.

Por ai theksoi se është i pari që duhet të japë mesazhin për sakrificë, që qytetarët më pas të ndjekin dhe të sensibilizohen. Por ai shtoi se ka vënë re se njerëzit e takojnë më shumë natën sesa ditën, si subkoshiencë e frikës së trashëguar që nga diktatura.

“Janë 105 ditë qëndresë para kryeministrisë. 105 ditë mbi 20 djem e vajza të proceduar penalisht nga regjimi hajdut. Unë personalisht unë jam proceduar penalisht 6 herë për 14 vepra penale, nga prishja e qetësisë te pushtimi i tokës. Vepra penale të ngritura nga një regjim që qeveris ndërmjet vjedhjeve. Ne angazhohemi ndryshe dhe për politikë ndryshe, jo vetëm me statuse në FB dhe studiot televizive, sepse nuk mjafton. E nisëm me 21 firma për votat e diasporës, takimet në diasporë, miratimin e ligjit të diasporës dhe deri tnai me procedimet penale ku efektivët vijnë në 1 të natës. Po përballemi me padrejtësi për një të drejtë kushtetuese dhe ne do të vazhdojmë të përballemi e të luftojmë”, tha Lapaj mes të tjerash.

Më tej ai tregoi se frika e qytetarëve është e dukshme, sepse monitorohen, filmohen, i frikësohen represionit dhe pse jo largimeve nga puna e penalizimeve. Por ai apeloi për një bashkim nga të gjitha forcat me një qëllim të përbashkët.

“Shumë nga qytetarë kanë frikë. Kur i takon të thonë mirë e të japin dorën, por më pas tërhiqen, kanë frikë, kanë frikë se kanë një legalizim, se kanë një familjar në punë, se mund të përballen me presion dhe kështu me radhë. Ajo që vihet re është se kanë frikë. Ne nuk mund të dalim me armë, nëse ka trima të mëdhenj të dalin dhe ta bëjnë ndryshimin me armë. Por mënyra më e mirë për ta ndërgjegjësuar popullatën është me ndërgjegjësim dhe besim. Pra ne duam të japim modelin e njeriut që del në ballë, përballet i pari, rrihet i pari, çohet në spital i pari, procedohet i pari, që ushqehet aty i pari në shesh, që takohet aty me njerëzit, pra jepet një mesazh, shkëndijë dhe model i njeriut që sakrifikohet vetë”, argumentoi kreu i “Shqipëria Bëhet

spot_img

Latest articles

Related articles