Intervista e Tucker Carlson për The Economist është shumë interesante për të kuptuar një nga mendjet publike të MAGA!
- Lufta e SHBA-së kundër Iranit, sipas tij, erdhi si pasojë e lobit izraelit në SHBA. Janë disa vizita që ai i numëron Benjamin Netanyahu në SHBA dhe një seri takimesh të lobistëve të Trump për ta shtyrë atë drejt një lufte që nuk është e SHBA-së. Në fakt, sipas tij, SHBA po dështon të merret me krizën e saj të brendshme duke u përfshirë në konflikte pa rëndësi.
- Tucker beson se krishterimi zionist nuk është amerikan. Ai beson tek teoria e zëvendësimit kristian. Me pak fjalë, Tucker beson se ardhja e Jezusit në tokë ka zëvendësuar tempullin e hebrenjve, i cili nuk duhet rindërtuar, pasi Jezusi është tashmë tempulli. Kjo, sipas tij, e bën influencën e Izraelit përmes AIPAC tek të krishterët zionistë të pakuptimtë, jo teologjike dhe, mbi të gjitha, një formë lobimi të jashtëm.
- Europa është në një krizë që po e mbulon duke sulmuar Rusinë dhe duke mos parë të vërtetën e saj në sy. Duhet të ndryshojë për të vazhduar të jetë një faktor në epokën e re. SHBA duhet të ketë aleat natyral Europën dhe jo ta dëmtojë atë. Në këndvështrimin e tij, nëse SHBA merret me Europën duke e goditur atë, atëherë po sharron karrigen ku është ulur, duke minuar të djeshmen dhe djepin e civilizimit dhe origjinës së SHBA-së.
- Kina duhet të menaxhohet dhe, nëse Europa dështon, atëherë Kina do të sundojë globin. Është e qartë që Tucker beson tek populizmi dhe një rend i ri global që do të duhet të rindajë botën sipas sferave të influencës kulturore dhe historike.
Përgatiti: Xh. Hysa



