Një tjetër emër shqiptar në majat e teknologjisë!
Drena Kusari është shqiptarja e Kosovës që i bashkohet kompanisë Microsoft. Përmes një postimi në LinkedIn, ekspertja e teknologjisë ka dhënë lajmin e gëzueshëm:
“Jam e lumtur të ndaj se po filloj një pozitë të re si Zëvendëspresidente e Korporatës dhe Menaxhere e Përgjithshme në Microsoft!”, shkruan Kusari.
Ky pozicion konsiderohet ndër nivelet më të larta drejtuese në strukturën e kompanisë, ndërsa për gratë shqiptare në fushën e teknologjisë, shënon një histori suksesi. Me një karrierë të ndërtuar në ekosistemin e Silicon Valley dhe në kompani të mëdha ndërkombëtare, Kusari është ndër figurat shqiptare që kanë arritur në nivele të larta të lidershipit në sektorin global të inovacionit dhe teknologjisë.



