“O i pashkollë” – Plas sherri mes Lefter Maliqit e Spartak Ngjelës: Plak i rrudhur, merr një arkivol dhe zhduku

spot_img
Advertisements

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes ish-deputetit Lefter Maliqi dhe avokatit Spartak Ngjela.

Në një intervistë të dhënë për Report TV dyshja debatoi ashpër pasi shfaqën qëndrime të ndryshme politike.

Debati mes tyre degradoi deir në ofendime pas momentit kur Ngjela u shpreh se ish-kryeministrit Sali Berisha i ka mbaruar me kohë rrugëtimi politik.

“PD është në krizë zotëri, nuk fiton dot gjë. Kush është kriza e PD-së? Saliu. Si mund të fitojë një njeri që është non grata në Amerikë?” tha Ngjela.

Nga kjo deklaratë Maliqi u irritua dhe u kundërpërgjigj duke i thënë avokatit se e kishte çështje personale me kreun e PD-së, ndërsa e cilësoi këtë të fundit avokat të dështuar dhje një plak të rrudhur.

“Boll ore ik fli gjumë atje. Merr një arkivol atje dhe ik se për atë punë je. Je në arkivol politik. Nuk gjykon dot as Metën dhe as Berishën. Ti je një plak i rrudhur dhe avokat i dështuar” iu kundërpërgjigj Maliqi.

Ngjela: PD është në krizë zotëri, nuk fiton dot gjë. Kush është kriza e PD-së? Saliu. Si mund të fitojë një njeri që është non grata në Amerikë? Po ne pa Amerikën vdesim ore. Si më bëni këto pyetje, bashkë e kemi mbyllur diskutimin. Kush është ky ore ejj? Ika unë.

Maliqi: O Ngjela ik fli gjumë se me ditë je. Meqënëse the katund, por ta jap përgjigjen. Përse SPAK nuk e dëgjoi Rilindja, kur SPAK bëri kërkesë për heqjen e imunitetit të Berishës. Kthe përgjigje. Meqë po merresh me Metën dhe me të tjerët. Kurse përsa i përket Berishës, ti e ke personale me Berishën. Mos m’u hidh mua ande-këtej. Ti pensionist, merr ato tespiet atje dhe numëroi mirë. Mos më thuaj mua kush je ti dhe kush jam unë.

Ngjela: Ti je i pashkollë.

Maliqi: Ti avokat i dështuar je, më thuaj mua një proces gjyqësor që ke fituar. Hajde në studio dhe debatojmë. Mos më trego mua përralla me mbret.

Ngjela: Zotëri do flasim bashkë ne apo të iki unë?

Maliqi: Boll ore ik fli gjumë atje. Merr një arkivol atje dhe ik se për atë punë je. Je në arkivol politik. Nuk gjykon dot as Metën dhe as Berishën. Ti je një plak i rrudhur dhe avokat i dështuar. Unë jam Lefter Maliqi, kryetar komune që kam dalë kundër të majtës dhe të djathtës. Kush je ti?

Ngjela: Ministër Drejtësia kam qenë. Nëse ti je me Ramën, merr edhe një fotografi të Ramës dhe hajde këtu.

Maliqi: Ik bëj vizitë nga sytë se nuk shikon mirë. Ngele nëpër media llak llak, Ilir Meta, Sali Berisha

spot_img

Latest articles

Related articles