Dridhet Teherani: Zeqineja e Sara Mila “gjunjëzojnë” Iranin

spot_img
Advertisements

Teherani me siguri nuk ka fjetur mbrëmë. Jo nga raketat, as nga sanksionet, jo jo as nga izolimi ndërkombëtar, por nga tmerri metafizik që vjen kur Parlamenti shqiptar vendosi të ngrejë gishtin tregues dhe të shpallë një fuqi rajonale si Iranin “shtet sponsor të terrorizmit”. Nuk dihet nëse në zyrat e Ajatollahut janë fikur dritat nga paniku apo nga kursimi, por një gjë është e sigurt: kur Taulanti ngrihet në foltore dhe republika e kartonit moral nis të japë leksione mbi rendin botëror, edhe vetë historia shkrihet së qeshuri.

Projektrezoluta e shumicës socialiste, e paralajmëruar nga Edi Rama dhe e futur në seancën e 17 marsit, e shpall Iranin jo vetëm sponsor të terrorizmit, por edhe shtet që përdor mjete terroriste, ndërsa u kërkon institucioneve shqiptare e partnerëve të veprojnë në përputhje me këtë linjë.

Me pak fjalë, Tirana ka marrë përsipër të rregullojë Lindjen e Mesme, sapo të mbarojë punë me tenderët, patronazhistët dhe çështjet e brendshme që i lë gjithmonë për “javën tjetër”.

spot_img

Latest articles

Related articles