Nga foltorja e sotme para Kryeministrisë, ka mbajtur fjalën edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.
“Kjo qeveri po vjedhë, po kriminalizon. Ne kemi vendosur të zbresim në shesh të organizuar dhe të vendosur me protesta. Në shpirtin tonë ka qenë dhe është përmbajtja dhe ne ja kemi dalë kundër narkoregjimit. E gjitha kjo është falë qëndresës sonë, kjo është merita e opozitës, ne i kemi bërë të futen në luftë me njëri-tjetrin. Rilindja është një gjiriz”, u shpreh Noka.
Nëq përfundimi të fjalës, Noka u ka bërë thirrje të gjithëve të bashkohen me opozitën dhe të marrin pjesë në protestën e 22 marsit, duke thënë se fati i shqipërisë nuk mund të lihet në lëkurën e narkosit, Edi Rama.



