SPAK zbulon 2 apartamente të trafikantit të fshehura përmes Pajtoni shpk, GJKKO njofton kompaninë e ndërtuesit

spot_img
Advertisements


SPAK zbulon dy apartamente të trafikantit të drogës të fshehura përmes Pajtoni shpk, GJKKO njofton kompaninë e ndërtuesit Armando Pajtoni për gjyqin
Një vendim i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një automjeti në pronësi të tërthortë të dy personave nga Lezha ka përfunduar në Gjykatën e Apelit të GJKKO.

Bëhet fjalë për shtetasin Flori Pali.

49 vjeçari nga Lezha, u akuzua nga Policia në vitin 2023 për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal

Në të njëjtin vendim është konfiskuar edhe një automjet tip Mercedes Benz E 220 CDI, i prodhimit të vitit 2012, me targë AB630BK. Automjeti rezulton i regjistruar në emër të shtetasit Flavian Lazri, por sipas gjykatës është përdorur dhe kontrolluar në mënyrë të tërthortë nga vëllezërit Pali.

Flori Pali ka ankimuar vendimin në Apelin e GJKKO duke kërkuar rikthimin e pasurive, duke pretenduar se ato janë në pronësi të personave të tjerë.

Nga dokumentet e konsultuara rezulton se GJKKO ka njoftuar si palë të interesuar në proces edhe pronarët ligjorë të pasurive.

Në këtë kuadër është njoftuar edhe kompania “Pajtoni shpk”, në pronësi të biznesmenit Armando Pajtoni, pasi dy apartamentet në Tiranë rezultojnë të regjistruara në emër të kësaj shoqërie.

Sipas konstatimeve të gjykatës, kompania ka shërbyer si mbulesë për pronësinë reale të pasurive që sipas hetimit i përkasin Florit Palit.

Armando Pajtoni është edhe biznesmen ndërtimi dhe duket se kërkimet speciale të SPAK kanë zbuluar dy apartamentet e Palit të regjistruara në emër të kompanisë Pajtoni shpk.

Hetimi pasuror ndaj Palit është zhvilluar nga SPAK, i cili arriti të identifikojë pasuritë që sipas prokurorisë ishin fshehur përmes personave të tretë dhe subjekteve juridike.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Skyweb.al, seanca në Gjykatën e Apelit të GJKKO për këtë çështje është caktuar të zhvillohet më 19 mars në orën 09:00 në ambientet e kësaj gjykate

spot_img

Latest articles

Related articles