Martohen Princ Leka II dhe Blerta Celibashi.
Lajmi është bërë i ditur nga Oborri Mbretëror Shqiptar përmes një komunikate zyrtare, ku thuhet se martesa është kremtuar në një ceremoni intime dhe solemne.
Përmes një letre urimi kreu i PLL, Shpëtim Axhami uroi çiftin mbretëror për martesën:
URIM, LTM PRINC LEKA II DHE ZNJ BLERTA CELIBASHI KURORËZOJNË MARTESËN E TYRE!
Në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë legalistëve, kam nderin dhe kënaqësinë të përcjell urimet më të përzemërta për LTM Princ Leka II dhe zonjushën Blerta Celibashi me rastin e kurorëzimit të martesës së tyre më 15 mars 2026.
Ky moment i veçantë në jetën e tyre përfaqëson një ngjarje të bukur për Familjen Mbretërore Shqiptare dhe një gëzim të veçantë për të gjithë ata që vlerësojnë traditën, dinjitetin dhe institucionin e familjes shqiptare.
Urojmë që kjo bashkim i tyre të jetë i mbushur me dashuri, respekt, mirëkuptim dhe lumturi të përhershme, duke u bërë gjithmonë shembull i vlerave më të mira familjare dhe kombëtare.
Shpëtim Axhami
Kryetar
Partia Lëvizja e Legalitetit



