Stiven Shpendi është ndër sulmuesit shqiptar më produktiv gjatë këtij sezoni. Sot shënoi golin e radhës, në sfidën mes Empolit dhe Mantovës që u mbyll 2 me 2.
Goli i Shpendit ishte e 11-ti në kampionat për këtë sezon. Më mirë kanë bërë vetëm Pohjanpalo me 20 gola dhe me 13 gola është italiani Adorante.
Stiven Shpendi asnjëherë nuk është ftuar te Kombëtarja shqiptare. 22-vjecari ka luajtur më parë me ekipin U-21.



