Tatimet dhe Doganat nisin kontrollet në terren: Identifikohen shkelje të rënda në dy karburante

spot_img
Advertisements

Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në zbatim të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori.

Aksioni i parë u zhvillua në Elbasan, në dy subjekte karburanti, ku u identifikuan shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi. Inspektorët kanë pasur informacione dhe bazuar në analizën e riskut, kanë zbarkuar në qytet.

Siç bëhet me dije, fillimisht dy bizneset që tregtojnë karburant janë monitoruar në distancë, ku u ngritën dyshime të arsyeshme për shmangie të detyrimeve tatimore dhe doganore, përmes përdorimit të dokumentacionit jotatimor.

Menjëherë, task-forca e përbashkët e inspektorëve tatimorë dhe doganorë ushtroi kontroll në terren. Nga verifikimet e kryera, janë konstatuar shkelje si moslëshimi i faturës tatimore, punonjës të padeklaruar, mall pa faturë, etj.

spot_img

Latest articles

Related articles