Kinezi arrestohet në Kenia, tentoi të kontrabandojë mbi 2 mijë milingona mbretëreshë

spot_img
Advertisements


Një shtetas kinez është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar Jomo Kenyatta në Nairobi pasi tentoi të kontrabandojë më shumë se 2,000 milingona mbretëreshë të gjalla drejt Kinës.

Sipas autoriteteve keniane, 1,948 milingona u gjetën të paketuara në epruveta të specializuara, ndërsa rreth 300 të tjera ishin fshehur në rrotulla letre higjienike në bagazhin e tij.

Prokuroria dyshon se i arrestuari, Zhang Kequn, është i lidhur me një rrjet trafikimi milingonash që u zbulua vitin e kaluar në Kenia. Milingonat janë specie të mbrojtura dhe tregtia e tyre rregullohet nga traktate ndërkombëtare të biodiversitetit.

Autoritetet po hetojnë pajisjet elektronike të të dyshuarit dhe nuk përjashtojnë arrestime të tjera, ndërsa dyshohet se milingonat synoheshin për tregun e kafshëve shtëpiake ekzotike në Evropë dhe Azi.

Gjykata ka vendosur që i dyshuari të mbahet në paraburgim për pesë ditë për hetime të mëtejshme

spot_img

Latest articles

Related articles