Prej disa vitesh, në media dhe në raportime investigative përsëritet një akuzë që nuk është përgënjeshtruar kurrë plotësisht: se në Tiranë operon një industri e tërë call center-ash të lidhur me mashtrime financiare, kryesisht skema të rreme investimi në forex dhe kriptovaluta, që targetojnë qytetarë në GJERMANI, Itali dhe vende të tjera të Evropës.
Nëse lexon raportimet në media, flitet për dhjetëra call center që operojnë në kryeqytet, disa të vegjël, disa më të mëdhenj, shpesh të maskuar si kompani marketingu apo shërbimi ndaj klientit. Në shumë raste përmenden struktura me qindra operatorë që telefonojnë çdo ditë klientë të huaj dhe i bindin të investojnë në platforma që më pas rezultojnë mashtruese.
Disa analiza mediatike sugjerojnë se në Tiranë mund të ketë rreth 50 CALL CENTER TË TILLA. Nuk është një shifër zyrtare, por është një vlerësim që përsëritet në diskutimet publike.
Nëse marrim edhe një tjetër supozim që qarkullon, se një call center ka mesatarisht 40 operatorë, atëherë kemi një industri me rreth 2,000 OPERATORË që punojnë në këtë sektor. VETËM NË TIRANË!
Por AKUZA MË E RËNDË që është hedhur herë pas here në debat publik është një tjetër: se për të funksionuar pa probleme, disa nga këto call center paguajnë ryshfet. Në disa deklarata të pakonfirmuara thuhet se pagesa tek KRIMI EKONOMIK mund të arrijë deri në 5,000 EURO RRYSHFET NË MUAJ PËR ÇDO OPERATOR. Këto janë dyshime. Por që nuk janë përgënjeshtruar plotësisht.
Le të bëjmë një ushtrim të thjeshtë matematikor! HIPOTETIK!
40 operatorë x 50 call center × 5,000 €/muaj x 12 muaj = 120 MILIONË NË VIT.
PLOT 500 Lamborghini Urus, ose 500 Bentley Bentayga, ose 1000 Range Rover Vogue, ose 1000 Benz Class G.
Sa shume fuoristrada llukoze ka Tirana? A keni parë SHEFA me makina të tilla?
Pra, sipas këtij skenari hipotetik të bazuar në të dhëna që qarkullojnë në media, industria e call center-ave mashtruese do të mund të gjeneronte një xhiro rryshfetesh prej rreth 120 milionë eurosh në vit. VETËM RRYSHFET PËR TË RESPEKTUAR SHEFAT!
Nëse këto shifra janë edhe pjesërisht të vërteta, atëherë nuk kemi të bëjmë me një problem të zakonshëm korrupsioni. Kemi të bëjmë me një INDUSTRI KRIMINALE NDËRKOMBËTARE që operon nga territori shqiptar dhe që prek drejtpërdrejt qytetarë të Bashkimit Evropian.
Në momentin që viktimat kryesore janë GJERMANË, italianë apo austriakë, çështja nuk mbetet më vetëm në dorën e institucioneve shqiptare. Ajo hyn automatikisht në radarët e policive dhe shërbimeve evropiane.
Nëse supozimet që qarkullojnë në media do të rezultonin të vërteta dhe ne si redaksi sinqerisht shpresojmë që nuk janë, atëherë një gjë është e sigurt: SHERBIMET GJERMANE NUK DO TA TOLERONIN një situatë të tillë.
MOS LUAJ ME MIELLIN E GJERMANËVE – thotë populli!
ACHTUNG! Historia ka treguar se kur ISTITUCIONET GJERMANE vendosin të veprojnë, nuk bëjnë kompromis.
Nëse ndonjë KOKËRR në Tiranë ka dyshime mbi vendosmërinë dhe forcën e shërbimeve gjermane, le TË PYESË NË KOSOVË. GATI SHIRINGA! TJETRI ?!



