Tre të rinj u plagosën me thikë mbrëmjen e së martës pranë Komisariatit të Bulqizës, pas një konflikti që nisi fillimisht mes familjarëve të tyre. Burimet bëjnë me dije se sherri ndodhi në kohën kur tre të afërmit e tyre po merreshin në pyetje në komisariat, pasi familjarët e të shoqëruarve po prisnin në ambientet e jashtme të një lokali.
Për rrjedhojë, shtetasit me iniciale J.C. dhe Y.Sh. u përleshën fizikisht, si dhe plagosën me thikë 3 të rinjtë Fluturim Tolla, Adhurim Koçi, si dhe Renaldo Dauti, të cilët pasi morën ndihmën e parë në Spitalin e Bulqizës u dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku bëhet me dije se 26-vjeçari Tolla është në gjendje të rëndë. Dy autorët e dyshuar të plagosjes mundën të largoheshin nga vendngjarja, ndonëse sherri ndodhi pranë Komisariatit të Bulqizës.



