Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas sulmit kibernetik ndaj infrastrukturave kompjuterike nga ‘Homeland Justice’.
Në njoftim sqarohet se edhe pse mbrëmjen e djeshme ishte konstatuar mungesa e disa infomacioneve dhe aksesi i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit, infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur.
Po ashtu Kuvendi sqaron se për këtë situatë është ngritur një skuadër teknike dhe hetimore që po punon për analizimin e plotë të incidentit, identifikimin e burimit të sulmit dhe rikthimin e të dhënave të prekura



