CEO i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.
Zyrtarisht ende nuk dihet se për çfarë është thirrur Allajbeu, por ajo që dyshohet është se, ka të bëjë me koncensionet në shëndetësi.
Pak javë më parë, SPAK dhe BKH kanë kryer sekuestrime në ambientet e shoqërisë “Evita” sh.p.k., kompani në pronësi të Allajbeut dhe kontrolle te Spitali Amerikan.
Hetuesit sekuestruan pajisje të shumta elektronike si dhe telefonin personal të drejtuesit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.



