Jemi nje rrace, nje m…..
Si fillim, une mendoj se Vjosa Osmani mund te ishte nje presidente e mire edhe ne nje mandat te dyte. Por ky eshte vetem mendimi im.
Problemi eshte se per shkak te konjukturave politike, ajo nuk eshte me nje kandidate per president.
Nuk eshte fundi i botes!
Mund te pershendeste popullin e te betohej se do te vazhdoje ti sherbeje shtetit dhe vendit te saj!
Cfare beri Vjosa?
Nga inati shpendan parlamentin dhe shpall zgjedhje te parakohshme, vetem dy muaj pas zgjedhjeve te parakohshme te dhjetorit.
Kosova kaloi nje vit kaos politik e tani Vjosa thote te futemi serish ne zgjedhje pse nuk me beni mua presidente.
Kushtetuese apo jo kushtetuese shperndarja e parlamentit? Kjo eshte tjeter gje.
Shqetesuese per mua eshte mania jone si rrace, qe fatin e vendit e lidhim me fatin e karrieres tone, qe lidhemi pas karriges se pushtetit sa vetem vdekja na ndan dhe qe jemi gati tia veme flaken vendit tone per pushtetin tone.
Dhe ketu jemi njesoj, si grate edhe burrat.



