Kulla: Ajatollahu që do zgjidhet lideri i ri i Iranit, e njeh mirë Shqipërinë

spot_img
Advertisements


Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ilir Kulla thotë se pasuesi i liderit suprem të Iranit, Ali Khamaneit, është një ajatollah i cili e njeh mirë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit.

Për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se kandidati kryesor ka për drejtimin e Iranit, ka qenë disa herë në Shqipëri dhe ka punuar gjatë në Ballkan.

Nuk është zgjedhur djali i Khameneit, është mbledhur një triumvirat. Pas 40 ditëve të zisë për vdekjen e Khameneit, do të zgjidhet i ardhshmi. Kam frikë se ai që do zgjidhet e njeh shumë mirë Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjën.

Është një nga ajatollahët, është një njeri që në vitet 1990-2000 ka përkrahur shoqatat që ka pasur fondacioni i Kuranit, shoqatat që ka pasur ambasada iraniane në Shqipëri, por edhe në Bosnjë dhe Maqedoni.

Një nga ajatollahët, që është kandidati kryesor, ka punuar gjatë në Ballkan, ka qenë disa herë këtu.

Ka qenë një nga financuesit kryesorë të luftës në Bosnjë. Është një njeri që ka ndihmuar programet arsimore në Shqipëri.

spot_img

Latest articles

Related articles