Deputete Bora Muzhaqi: Më kanë sharë me fjalë të pista pik pik pik

spot_img
Advertisements

Deputetja e Partisë Socialiste Bora Muzhaqi ka reaguar pas debatit të ashpër që ndodhi një ditë më parë në Kuvend, ku u përdorën fjalë ofenduese gjatë përplasjes mes deputetëve. Në një deklaratë në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ajo tha se gjuha e përdorur në Parlament ishte e papranueshme dhe se incidenti e ka shqetësuar edhe personalisht.

Muzhaqi u ndal te deklarata e deputetit të opozitës Gazment Bardhi, i cili gjatë debatit me Taulant Balla përdori shprehjen “ti je mësu me k*rvat e partisë tënde”. Sipas saj, një gjuhë e tillë nuk duhet të ketë vend në Kuvend dhe theksoi se ende nuk ka pasur një kërkim faljeje për fjalët e thëna.

Deputetja socialiste shtoi se situata e krijuar ka qenë e rëndë dhe se pret një ndjesë publike për ofendimin, duke theksuar se në Partinë Socialiste ka shumë gra që nuk meritojnë të përfshihen në një gjuhë të tillë në debatet politike.

spot_img

Latest articles

Related articles