SPAK heton trafik dr0ge nga Kolumbia, 15 të dyshuar të identifikuar

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet për trafikimin ndërkombëtar të kokainës, që lidhen me importimin e 485.5 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Shqipëri.

Me ndihmën e Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), janë ekzekutuar arrestime dhe janë shpallur në kërkim pesë individë të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale.

Hetimet e zhvilluara kanë çuar në identifikimin e pesë bashkëpunëtorëve të tjerë dhe sekuestrimin e disa automjeteve të shtrenjta dhe aparateve celularë.

Të arrestuarit e këtij operacioni janë:

Durim Keçi
Kevin (Arjan) Margjoni
Klevent Gjolena
Aldi Zonja
Musa Gjikola

Kjo është një vazhdimësi e procedimeve të mëparshme, ku disa shtetas shqiptarë janë dënuar tashmë për pjesëmarrje në trafikimin e kokainës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërkohë që po merret mbështetje nga autoritetet ndërkombëtare.

spot_img

Latest articles

Related articles