Emrat e 5 personave që fallsifikikuan në kadastër pronën e një qytetari, ja kaluan një tjetri

spot_img
Advertisements

Pesë persona janë vënë nën masa sigurie nga autoritetet, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë falsifikimi dokumentesh dhe shpërdorimi detyre që lidhet me përfitimin e paligjshëm të një pasurie toke në fshatin Mëzez.

Sipas vendimit të gjykatës, masa “Arrest në burg” është caktuar për shtetasin Denis Bakalli 45 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Akciza e duhanit sjell miliarda në buxhet, Komisioni i Ekonomisë rekomandon ndryshim të mënyrës së planifikimit
Masa “Arrest në shtëpi” është vendosur ndaj Imer Çelaj 59 vjeç, i dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur masën “Pezullim nga ushtrimi i një detyre apo shërbimi publik” për tre punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Denis Bakalli, Imer Çelaj, Blenar Sakaj, Florjan Zela dhe Thanas Leku, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve dyshohet se Denis Bakalli dhe Imer Çelaj kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke 2350 m² në fshatin Mëzez, që ishte pronësi të një shtetasi tjetër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me 3 punonjësit e ASHK-së.

spot_img

Latest articles

Related articles