“Festa satanike dhe lutje për djallin” – Lita tregon anën e errët të vilës së Enverit

spot_img
Advertisements

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Lavdrim Lita e cilësoi zgjedhjen e Vilës së Enver Hoxhës për t’u goditur nga protestuesit si një akt me mesazh të qartë politik ndërsa ngriti shqetësimin për mënyrën se si po përdoret aktualisht ky ambient.

Lita tha se në ambientet e vilës janë zhvilluar aktivitete me elementë që ai i cilësoi si rite satanike, ku shfaqen persona të maskuar me simbole të errëta, me skenografi dhe muzikë të rëndë, që sipas tij krijojnë një atmosferë të ngjashme me ritualet okulte. Ai theksoi se përdorimi i një godine me peshë të tillë historike për aktivitete të kësaj natyre ngre pikëpyetje mbi respektin ndaj kujtesës së periudhës së diktaturës dhe mënyrën se si duhet të administrohen objekte të tilla simbolike.

“Protesta e fundit e opozitës ishte pa kokë dhe pa podium. U bllokuan rrugë, u hodhën molotovë dhe fishekzjarre edhe tek ish-vila e Enver Hoxhës. Zgjedhja e asaj vile ishte simbolike dhe e mirëmenduar. Është narrativa e diktatorit të vjetër me atë që ata e quajnë diktatori i ri. Mesazhi ishte: sot tek vila e Enverit, nesër në Surrel. Ky ishte nënkuptimi politik. Por fatkeqësisht aty kanë qenë edhe disa shtetas të huaj, francezë, që organizojnë festa edhe të çuditshme brenda godinës. Janë publikuar video me festa karnavaleske, me elementë satanikë, me muzikë ekstreme. Ka pamje ku shfaqen persona të veshur me figura që i ngjajnë djallit apo miteve të lashta. Nuk më duket se aty bëhet art bashkëkohor. Nëse këto godina do të ishin kthyer në hapësira për kujtesën e diktaturës, nuk do të përdoreshin për të rehabilituar të keqen apo për të bërë lutje për djallin. Ne nuk jemi aty çdo ditë me kamera për të parë çfarë ndodh brenda, por pamjet që kanë dalë ngrenë pikëpyetje serioze”, tha ai

spot_img

Latest articles

Related articles