Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa 1”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Demokracia”, Babrru.
Në kuadër të operacionit u arrestua administratorja e dyqanit, shtetasja E. N., 38 vjeçe, banuese në Babrru.
Gjatë kontrolleve në këtë subjekt, u gjetën veshje të ndryshme me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false, me vlerë rreth 40 000 euro, pa fatura mbi origjinën e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme



