Ndërtimi i “Blue Borgo” në Rrjoll, reagon kompania Gener 2: Projekti është në përputhje të plotë me ligjin

spot_img
Advertisements

Teksa tashmë ka kaluar pothuajse një muaj që banorët e zonës së Rrjollit në Velipojë përplasen me policinë dhe makinat e firmës ndërtuese të projektit turistik “Blue Borgo” ka reaguar për herë të parë pronari i këtij projekti Bashkim Ulaj.

Reagimi është bërë përmes një postimi në kompaninë mediatike në pronësi të tij “A2CNN”, ku shkruhet se: “Kompania Gener 2 ndjen detyrimin të informojë opinionin publik me qartësi, përgjegjësi dhe transparencë të plotë”

Në deklaratë sqarohet se sa i përket procesit gjyqësor të përfolur së fundi nuk ka të bëjë me perimetrin ku po zhvillohet projekti “Blue Borgo” dhe nuk ka lidhje as jurdike e as faktike me kompaninë në fjalë.

“Procesi gjyqësor për të cilin është përfolur në mënyrë tendencioze, siç mund të shihet edhe nga harta ilustruese, nuk ka asnjë lidhje me perimetrin, ku aktualisht po zhvillohet projekti “Blue Borgo” dhe për pasojë nuk ka asnjë lidhje juridike apo faktike me kompaninë”, shpjegohet ne deklaratë.

Ndërsa më tej theksohet se “Gener 2” ka ndjekur edhe zhvillimet në terren si edhe shpreh shqetësim sa i përket atyre që i quan “tensione dhe tentativa sulmesh” ndaj punonjësve. Duke kërkuar edhe trajtim serioz nga ana e institucioneve përkatëse.

“Në këtë kuadër, falënderojmë Policinë e Shtetit për seriozitetin profesional, ç’ka ka bërë të mundur shmangien e incidenteve më të rënda si dhe garantimin në një farë mënyre të rendit, ku puna ka vazhduar ndonëse në kushte shumë të vështira”, shtohet më tej teksa në përfundim sqarohet edhe njëherë se puna është duke u zhvilluar në përputhje të plotë me aktet ligjore dhe nënligjore të Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë se vetëm pak orë më parë përplasjet mes banorëve dhe policisë kanë degraduar deri në dhunë fizike, ku po ashtu ka pasur arrestime e gjuhë ofenduese.

Reagimi i plotë:

Në vijim të zhvillimeve dhe pretendimeve të shpërndara ditët e fundit në media dhe rrjete sociale lidhur me projektin turistik “Blue Borgo” në afërsi të Ranës së Hedhun, në zonën e Velipojës, kompania Gener 2 ndjen detyrimin të informojë opinionin publik me qartësi, përgjegjësi dhe transparencë të plotë si më poshtë:

Procesi gjyqësor për të cilin është përfolur në mënyrë tendencioze, siç mund të shihet edhe nga harta ilustruese, nuk ka asnjë lidhje me perimetrin, ku aktualisht po zhvillohet projekti “Blue Borgo” dhe për pasojë nuk ka asnjë lidhje juridike apo faktike me kompaninë.
Gjithashtu, Gener 2 ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren, ku punonjësit e kompanisë sonë janë përballur me tensione dhe tentativa sulmesh, ku theksojmë se siguria e punonjësve është prioriteti ynë absolut dhe se çdo akt intimidimi apo dhune ndaj tyre duhet të trajtohet me seriozitet maksimal nga institucionet ligjzbatuese.

Në këtë kuadër, falënderojmë Policinë e Shtetit për seriozitetin profesional, ç’ka ka bërë të mundur shmangien e incidenteve më të rënda si dhe garantimin në një farë mënyre të rendit, ku puna ka vazhduar ndonëse në kushte shumë të vështira.

Në respekt të publikut, Gener 2 sqaron sërish se projekti “Blue Borgo”, i zhvilluar nga shoqëria “Aba Blue Borgo” sh.p.k. është në përputhje të plotë me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Republikës së Shqipërisë

spot_img

Latest articles

Related articles