Kompania “Infrakonsult” projektoi rrugën e shembur Librazhd–Prrenjas, A.N.K po e ndërton

spot_img
Advertisements

Shembja e rrugës nacionale Librazhd–Prrenjas ka bllokuar Juglindjen e Shqipërisë, madje është paralizuar edhe tregtia me Maqedoninë e Veriut dhe një pjesë me Greqinë. Kostot janë tepër të mëdha, që më së shumti bien mbi vetë banorët apo bizneset, teksa pushteti lokal dhe ai qendror vetëm sa kanë bërë deklarata në media, pa i dhënë një zgjidhje konkrete.

Në fund të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli fituesin e tenderit për projektimin e të gjithë rrugës. Fitues u shpallën “INFRAKONSULT” & “HMK-Consulting”. Bëhet fjalë për një procedurë “shërbim konsulence”, dhe objekti i kontratës ishte “studim, projektim dhe zgjerim i segmentit rrugor, dalje Elbasan –Prrenjas – Qafë Thanë’ me fond limit 53 milionë lekë”. Afati për kryerjen e punimeve ishte vetëm 9 muaj.

Në fund të vitit 2023, pasi më parë ishte bërë projektimi me raportet përkatëse, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili në atë kohë drejtohej nga Evis Berberi, aktualisht i arrestuar për abuzime të tjera, si në ARRSH apo në KESH, shpalli firmën fituese që do të ndërtonte lotin e katër të atij segmenti.

Fitues u shpall kompania “A. N. K.”, e cila fitoi tenderin me vlerë 2.5 miliardë lekë, ose me këmbimin e sotëm valutor, mbi 25 milionë euro. Kohëzgjatja e punimeve është 24 muaj, teksa lidhja e kontratës u bë në vitin 2024.

Aktualisht, pronari me letra i firmës ANK, e cila fitoi gjithashtu të gjitha tenderët e ndërtimit të segmentit Korçë – Ersekë, është Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS-së Ndue Kola. Por, njësoj siç ndodhi edhe në atë segment, ku pati shembje në Qafën e Qarrit, Kolën e kanë ndjekur shembjet edhe në këtë aks/marrë me shkurtime nga Kapitali

spot_img

Latest articles

Related articles