Foshnja del nga spitali dhe ndërron jetë në shtëpi, shoqërohet mjeku pas denoncimit të prindërve

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë raportohet në Durrës, ku një foshnjë ka humbur jetën pak orë pas lindjes.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 19 shkurt të këtij viti.

Nga Spitali i Durrësit është raportuar se foshnja ka ndërruar jetë në shtëpi, pasi bashkë me ët ëmën ka dalë nga materniteti.

Sipas spitalit, nuk ka asnjë provë që përgjegjës për vdekjen e foshnjës të jetë mjeku gjinekolog.

Prindërit e foshnjës kanë bërë kallëzim për rastin në fjalë, duke akuzuar gjinekologun për neglizhencë. Policia shoqëroi mjekun, por e la sërish të lirë, pasi prindërit nuk pranuan kërkesën e autoriteteve që fëmijës t’i bëhej autopsi.

Mësohet se ditën e se ditën e sotme, prindërit e foshnjës së ndjerë janë paraqitur në Prokurorinë e Durrësit, por nuk dihet ende nëse kanë nisur hetimet për mjekun e akuzuar ose jo.

spot_img

Latest articles

Related articles