Tërhiqet Klodian Allajbeu nga kërkesa për kthimin e sendeve të sekuestruara; GJKK pushon padinë, mbeten në sekuestro materialet e marra nga BKH për llogari të SPAK.
Biznesmeni Klodian Allajbeu është tërhequr nga kërkesa e depozituar në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKK) për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK. Pas tërheqjes së kërkesës dhe lënies në fuqi të sekuestrove, gjykata ka vendosur pushimin e padisë.
Ndërkohë, sendet e sekuestruara në subjektet, përfshirë Evita shpk, vijojnë të mbeten nën sekuestro. Deri më tani janë zhvilluar 5 seanca gjyqësore ku është pranuar kërkesa e prokurores Dorina Bejko për mbajtjen e provave në sekuestro, ndërsa 4 seanca të tjera janë shtyrë.
Vendimet e shpallura këtë të mërkurë ku janë rrëzuar kërkesat e kopmpanive dhe ka mbetur në fuqi SEKUESTRO :
- Emirjana Erden – Rrëzuar
- American Hospital Sh.a – Rrëzuar
- Onejda Ymeraj – Rrëzuar
- Osvelda Qafa – Rrëzuar
- Arber Teqja – Rrëzuar
- Evita shpk – Rrëzuar
Seancat e shtyra:
- Denis Erden – Shtyrë
- Pharma One sh.p.k – Shtyrë
- Eco Riciklim sh.p.k – Shtyrë
- Anamark sh.p.k – Shtyrë
- Equos Resort sh.p.k – Shtyrë
- Cambridge Clinical Laboratories sh.p.k – Shtyrë
Çështja lidhet me sekuestrimin e materialeve provuese në kuadër të hetimeve të SPAK ndaj subjekteve dhe individëve të përfshirë, ndërsa vendimet e GJKK kanë konfirmuar në këtë fazë mbajtjen e tyre në sekuestro.



