Rama, një turist shqiptar në New York!

spot_img
Advertisements

Nga takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Uashington, një detaj që ra në sy por për të cilën asnjë nga mediat e blera nuk foli, ishte mungesa e çdo takimi dypalësh apo edhe gjesti protokollar mes Kryeministrit Edi Rama dhe aktorëve kyç të tryezës, si ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, apo përfaqësuesi i Izraelit, Gideon Sa’ar. Nuk u raportua asnjë shtrëngim duarsh publik, asnjë bisedë e veçuar dhe asnjë takim zyrtar paralel gjatë vizitës. Në diplomaci, mungesa shpesh flet më fort se prania: fakti që një kryeministër merr pjesë në një forum me peshë ndërkombëtare pa arritur të zhvillojë asnjë takim zyrtar me aktorët kryesorë ngre pikëpyetje mbi nivelin real të angazhimit dhe ndikimit. Në kontrast, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit më pas në një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit, duke i dhënë vizitës së saj një dimension të qartë institucional. Diferenca në trajtim diplomatik është një sinjal që meriton analizë serioze.

spot_img

Latest articles

Related articles