SPAK nxjerr sms, të fortët kërcënuan dëshmitarët për Ballukun

spot_img
Advertisements

Prokurorët e SPAK kanë paraqitur në Këshillin e Mandateve një element të ri të rëndë në kërkesën për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut, duke pretenduar se dy dëshmitarë janë kërcënuar nga persona “të fortë”, të lidhur me elementë të krimit të organizuar, të cilët kanë vepruar në emër të saj.

Prokurorët e SPAK kanë informuar deputetët në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se disponojnë transkripte bisedash, të administruara si prova në dosje, ku pasqyrohen komunikime kërcënuese ndaj dëshmitarëve. Këto materiale janë paraqitur gjatë seancës së Këshillit të Mandateve si pjesë e argumentimit për ekzistencën e rrezikut të ndikimit në proces dhe të prishjes së provave.

spot_img

Latest articles

Related articles