Administrata pa busull – ANALIZA

spot_img
Advertisements

Kur posti është më i madh se drejtorucat, më kujtohet ajo shprehja e pordhës së madhe që grris brekët e vogla, e në fund mbetet era.

Në çdo shtet serioz, drejtimi publik është busulla që mban administratën në kurs, me ose pa qeveri. Ka pasur vende që kanë kaluar muaj e vite pa qeveri funksionale dhe administrata ka vazhduar të ecë, sepse drejtimi është profesion, jo favor.

Tek ne ndodh e kundërta, drejtimi vendoset në dorë të atij që nuk ka bërë kurrë një rrugë në kodër, por që të tregon majën e malit.

Venë gomarin para kalit, i japin edhe hartën dhe pastaj habiten pse humbet karvani.

Këta mender drejtuesa, e sidomos ato vetullngriturat që i përzgjedhin dallohen menjëherë, vijnë tinëz, me fjalë të mira, me siguri të huazuar, dhe me qetësi që nuk vjen nga dijenia por nga mungesa e saj.

Duket sikur kanë mbaruar të njëjtën shkollë të gjithë, sikur qethen te i njëjti berebr dhe sikur blejnë ato mut poturre mbi kyçe në të njëjtin dyqan. Më e bukura është mënyra se si shqiptojnë germën “r”…

Nuk humbasin direkt drejtimin, fillon me çarje të vogla, deri sa gremiset nga pesha e pergjegjësisë dhe atëherë nuk shembet vetëm hiçgjëja që krijuan të paaftët dhe ato që i përzgjodhën por edhe besimi, i cili zbret zyrë më zyrë dhe institucioni mbetet një formë pa përmbajtje dhe një buzëqeshje paaftësie midis ministreshas dhe drejtorucash.

Andej nga veriu thonë, shtëpia mbahet nga trau i fortë jo nga suvaja.

spot_img

Latest articles

Related articles