Çarje e re në rrugën që lidh Lumin e Vlorës me Himarën

spot_img
Advertisements

Rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën ka pësuar një tjetër çarje, këtë herë në një segment tjetër të aksit rrugor.

Sipas specialistëve, lëvizja e sipërfaqes së malit ka shkaktuar rrëshqitje të mëdha dheu, duke sjellë si pasojë dëmtime dhe çarje të konsiderueshme në trupin e rrugës.

Situata paraqitet problematike për qarkullimin e automjeteve, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks.

Pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për vlerësimin e dëmeve dhe marrjen e masave për stabilizimin e zonës dhe sigurinë e qarkullimit.

spot_img

Latest articles

Related articles