Mziu dhe Noka në hetim për dhunë ndaj dy patronazhistëve të infiltruar në Protestë

spot_img
Advertisements

Policia e Shtetit ka njoftuar se dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Xhelal Mziu dhe Flamur Noka, janë vënë nën hetim pas kallëzimeve nga dy qytetarë, të cilët pretendojnë se janë dhunuar nga ta gjatë protestës së dhunshme të PD-së.

Sipas denoncimeve, Mziu dhe Noka kanë përdorur forcë ndaj qytetarëve, duke i shtyrë dhe goditur. Një efektiv civil i identifikuar si Krenar Metaj dhe një qytetar që nuk dihet pse shkon në protestën e PD në krah të policisë l, Tetem Toraj.

Një nga qytetarët, Tetem Toraj, ka deklaruar se Noka e ka trajtuar sikur të ishte një punonjës i policisë civile dhe ka reaguar në mënyrë të dhunshme ndaj tij.

Hetimi është në vazhdim dhe forcat e policisë po përpiqen të sqarojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes.

spot_img

Latest articles

Related articles