Një 28-vjeçar në Bulqizë ka rënë në prangat e Policisë, pasi teksa furnizoi makinën tip ‘Benz’ në një karburant u largua me shpejtësi, pa kryer pagesën dhe duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi në një pikë karburanti në fshatin Shupenzë.
Po ashtu bëhet e ditur se 28-vjeçari kishte qenë më herët i dënuar në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet.



