nga Majlinda Bregu
Evropa po ngrohet më shpejt 🔥se çdo kontinent tjetër, por rreziku nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë.
Londra ishte, si shpeshherë, në shi,☔️por ka rënë më pak sesa ka rënë këtu këtë vit.
Disa vende përballen me përmbytje, me thatësira, të tjera me valë të nxehti që rrezikojnë jetën dhe sistemet shëndetësore. Ndërkohë, ndotja e ajrit nga pluhuri i ndërtimeve dhe trafiku, vazhdon të jetë një nga kërcënimet më të mëdha të heshtura për shëndetin në rajonin tonë.
Ne, Komisioni Pan-Evropian për Klimën dhe Shëndetin (PECCH), OBSH Europe, pas një viti dëgjesash me liderë politikë, shkencëtarë, profesionistë të shëndetit dhe përfaqësues të shoqërisë civile, po finalizojmë rekomandime konkrete dhe të zbatueshme që së shpejti do t’u dërgohen të gjitha vendeve europiane.
Shëndeti nuk mund të trajtohet vetëm brenda spitaleve, ndërkohë që kushtet që i sëmurin njerëzit vazhdojnë jashtë dyerve të tyre.
Shëndeti fillon me, ajër të pastër, infrastrukturë që respekton bashkëjetesën, ushqim të sigurt, shëndet mendor. Strehim të denjë.
Dhe pa asnjë dyshim me vendimmarrës të përgjegjshëm.
Kush e kupton se shëndeti është i pari për të gjithë dhe e kupton pushtetin si përgjegjësi për të mos rrezikuar jetën e askujt, ka mundësi të mësojë edhe nga rekomandimet që po përgatisim.
Kush e di por s’i bëhet vonë, do të vazhdojë të reagojë pasi dëmi të jetë bërë.



