Vrasja në Kavajë, për një vend parkimi: I kërkoi të lëvizte makinën nga parkimi, viktima reagoi ashpër

spot_img
Advertisements

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e sotme që ndodhi në lagjen nr. 3, në qytetin Kavajës ku një person është qëlluar për vdekje me thikë nga një shtetas tjetër.

Sipas informacioneve paraprake, sherri mes dy 47-vjeçarëve, Roland Puja dhe Skerdilajd Isufi ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Për pasojë të plagëve të marra shtetasi Skerdilajd Isufi ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se konflikti mes dy shtetasve është bërë për shkak të parkimit të makinave. Autori Roland Puja ka dalë nga banesa e tij dhe i ka kërkuar Alket Isufit që të largonte makinen.

Ndërsa ky i fundit ka refuzuar të lëvizte automjetin dhe ka nisur debatin, duke e fyer dhe me pas ka degraduar me përdorimin e armëve të ftohta. Mësohet se Roland Puja ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar dy herë në zemër.

spot_img

Latest articles

Related articles