Lapaj: Edi Rama tërhiqet duke qëndruar në shesh, jo duke u larguar pas dy orësh

spot_img
Advertisements

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka bërë një reagim në lidhje me protestën e mbrëmjes së djeshme, 20 shkurt, të opozitës para godinës së Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Lapaj thekson se shumë demokratë i kanë kërkuar që të bashkohen, por ai thotë se nuk mund të flitet për bashkim për sa kohë nuk rrinë të gjithë në shesh, si e vetmja mënyrë për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës nga qeveria, dhe jo duke u larguar pas dy orësh, sikurse ka vepruar deri më tani Partia Demokratike.

“Shumë demokratë po më thoshin ‘Adriatik na u bashkoni’, por i thashë: t’u bashkohemi për çfarë? Nëse është për të qëndruar në shesh dhe ta detyrojmë Edi Ramën të tërhiqet, këtu jemi, dakord. Por t’u bashkohemi që pas dy orësh të ikim prapë, nuk e bëjmë këtë punë,” u shpreh Adriatik Lapaj.

Lapaj sheh si zgjidhje qëndresën, që sipas tij, përmes së cilës po ushtrohet presion mbi aktorë të tjerë opozitarë që të bashkohen në protestë.

“Përmes qëndresës nuk po lëmë që të mbyllet kjo plagë, po bëjmë presion edhe mbi vetë aktorë të tjerë opozitarë që të vijnë këtu e të përballen“, shtoi ai.

spot_img

Latest articles

Related articles