Berisha: Do sulmojmë selitë e PS në të gjithë vendin!

spot_img
Advertisements

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot, 21 shkurt, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se protesta e 20 shkurtit ishte një ditë triumfi.

“Dje ishte ditë triumfi për kryengritësit paqësorë të pamposhtur, të cilët u përballën dhëmb për dhëmb 3 orë me narkoshtetin në një betejë epike kundër qeverisë së paligjshme të Tiranës, kundër Edi Ramës, Lubi Ballukut, farsës së tyre elektorale, vjedhjeve të tyre të papërmbajtura”, tha Berisha.

Ai deklaroi se në protestën e opozitës u përdorën të gjitha mjetet e dhunës. Ai theksoi se edhe adoleshentët dhe të miturit u përpoqën

“Dënoj me forcën më të madhe dhunën dhe terrorin policor. Dënoj gjuajtjen me seleksion të qytetarëve, pas koke njërit prej tyre, në gjoks nënkryetarit të PD dhe deputetit Luçiano Boçi dhe të tjerëve me plumba gome etj”, tha ai.

Berisha dënoi edhe, sipas tij, sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike.

“Garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD-së do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit. Hiq dorë nga aventurat dhe provokimi i ulët. Ne betejën e kemi me Ramën si kryetar i organizatës kriminale, nëse sulmoni selinë e PD, PD do ju përgjigjet siç e meritoni”, tha Berisha.

Sa i përket të shoqëruarve, Berisha tha se mes tyre ka njerëz që nuk kanë marrë pjesë kurrë në protesta. Ai dënoi edhe sjelljen e një pjese të policisë.

“Janë sjellë me rrugaçëri në mënyrë antiligjore, janë sjellë si patronazhistë dhe kriminelë të vërtetë”, tha Berisha.

spot_img

Latest articles

Related articles