“Kush ishte ky?” – Hasimja: Trump ka pyetur këshilltarin për Ramën

spot_img
Advertisements

Ermal Hasimja, drejtuesi i Forumit të Dialogut Politik, i ftuar në “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, u shpreh se nuk do të thotë asgjë takimi i kryeministrit Edi Rama me Presidentin amerikan Donald Trump.

“Çfarë ndryshoi se Rama u takua me Presidentin Donald Trump? Me shumë gjasa, Trump ka takuar Ramën dhe ka pyetur ndonjë këshilltarin e vet: “Kush ishte ky?”. Mendoni se Trump i njeh 50 krerët e shteteve që ishin aty? Shtrëngimi i duarve me zotin Trump dhe rregullimi i marrëdhënieve me SHBA-në janë dy gjëra krejt të ndryshme”, tha Hasimja.

“Ajo e para i intereson zotit Rama dhe ia doli, i shtrëngoi duart. Unë nuk shoh ndonjë arritje të madhe aty. A bëmë mirë që shkuam? Po, patjetër që bëmë mirë. Por, marrëdhënia me SHBA është në pikën më të ulët dhe kjo shihet nga deklaratat nga Ambasada Amerikane”, shtoi Hasimja

spot_img

Latest articles

Related articles