Trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar, banues në Santa Vittoria d’Alba (Cuneo), u gjet pasditen e së premtes në një parcelë toke në anë të rrugës Chivola.
I riu u gjet pranë një automjeti tip “Lancia Ypsilon” me ngjyrë të zezë, që dyshohet të ketë qenë në pronësi të tij.
Ka qenë një drejtues mjeti që kalonte rastësisht në zonë ai që ka konstatuar trupin dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar mbi shkaqet e vdekjes, por dyshohet se 25-vjeçari është qëlluar me një plumb në kokë.
Arma nuk është gjetur në vendngjarje, çka shton dyshimet për një vrasje. Po ashtu, trupi është gjetur i mbuluar pjesërisht me rërë.



