SPAK i kthen pronarit makinën me të cilën u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka kthyer pronarit makinën me të cilën u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Makina me targa “AC 121 JJ” ishte sekuestruar po me urdhër të SPAK, por mjeti iu rikthyer sërish Endrit Merkaj.

Gjatë verifikimit procedurial është realizuar këqyrja e mjetit nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga i cili nuk ka rezultuar të dhëna me interes për hetimin.

Sipas SPAK-ut, ky automjet ngjyrë e zezë, u përdor nga disa persona në datën 12 gusht 2025 për të marrë peng, biznesmenin Gerond Meçe, i cili më pas ka pretenduar se është çuar në fshatin Gracen dhe detyruar përmes presionit psikologjik, që të hiqte dorë nga disa ankesa tenderash që kishte depozituar në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Makina u sekuestrua në 15 dhjetor 2025 në kuadër të sekuestrimit të sendeve që provojnë kryerjen e veprës penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë

spot_img

Latest articles

Related articles